Ndeshja e raundit eliminator të Ligës së Kampionëve midis Borussia Dortmund dhe Atalanta u shye për 15 minuta për shkak të mbërritjes me vonesë të ekipit vendas.
“Për shkak të mbërritjes me vonesë të ekipit tonë, fillimi i ndeshjes do të shtyhet me 15 minuta,” postoi Dortmund në rrjetet sociale gjysmë ore para kohës së caktuar të fillimit.
Një zëdhënës i Dortmund konfirmoi për AFP se vonesa ishte për shkak të problemeve me trafikun.
Loja do të fillojë tani në orën 21:15.
/GazetaBlic Sport


