Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë sot në marshin e organizuar në kryeqytet nën moton “Drejtësi, jo politikë”.
Ai theksoi se lufta për liri dhe pavarësi ka qenë e pastër si loti, duke pasur vetëm një ideal – atë të çlirimit të vendit nga okupatori serb.
Për krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, Ahmeti shtoi se ata do ta dëshmojnë edhe njëherë pastërtinë e luftës çlirimtare.
“Besojmë thellësisht në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Urojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejtë dhe në fund të triumfojë drejtësia,” shkroi Ahmeti në Facebook.


