Lajme

“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë”- Prattipati pjesëmarrëse në festimet e 18-vjetorit

02/17/2026 15:32
nga:Y I

E ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati ishte pjesëmarrëse në festimet me rastin e përvjetorit të 18-të pavarësisë së Kosovës.

Lidhur me pjesëmarrjen e zyrtares amerikane është deklaruar përmes një njoftimi edhe ambasada.

“E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati iu bashkua udhëheqësve të Kosovës në festimin e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë!”, thuhet në postim, transmeton Klankosova.tv.