Lajme

Përparim Rama në promovimin e librit “Kur heshtja flet”: Kryeqyteti mbështet veprat me rëndësi historike

02/16/2026 17:56
nga:Genita C

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet”, të autorit Ahmet Shala, raporton GazetaBlic.

Sipas Ramës, libri paraqet një dëshmi të rëndësishme për procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke trajtuar sfidat dhe padrejtësitë e pretenduara gjatë pesë viteve të fundit.

Ai theksoi se kryeqyteti do të vazhdojë të mbështesë krijimtarinë letrare me rëndësi historike dhe kolektive.