Lajme

Përfundon për sot gjykimi në Speciale, të mërkurën flasin ish-krerët e UÇK-së

02/16/2026 17:13
nga:Genita C

Ka përfunduar për ditën e sotme procesi gjyqësor në Gjykatën Speciale të Hagës.

E gjithë seanca e sotme ishte me pyetjet e gjyqtarëve, dhe gjithashtu replikat e Prokurorisë së Hagës.

Në hyrje të seancës, e përmbyllën rastin e saj avokatët e Jakup Krasniqit.

Nesër, më 17 shkurt, do të ketë pushim për shkak të festës së pavarësisë së Kosovës.

Kurse, të mërkurën priten fjalët e fundit nga avokati i viktimave, replikat e mbrojtjes dhe në fund fjalimet e ish-krerëve të UÇK-së.

Prokuroria e Hagës ditën e sotme ka insistuar se diplomatët e njohur, Welsey Clark e James Rubin, nuk kishin informacione konkrete për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.