Në vazhdim të parashtrimeve, prokurori i ZPS-së, James Pache tentoi t’i minimizojë deklaratat e diplomatëve dhe ushtarakëve amerikanë e britanikë që dëshmuan në Gjykatën Speciale në mbrojtje të Thaçit dhe të tjerëve.
Pache tha se këta dëshmitarë nuk kanë pasur njohuri për aktivitetet e katërshes së UÇK-së e as për qëllimin e tyre.
“Dëshmitarët e mbrojtjes, si për shembull James Rubin, i anashkaluan komunikatat dhe deklaratat publike të UÇK-së si manipulime dhe propagandë.
Të nderuar gjykatës, ajo që del është se provat e kësaj çështje janë të mbushura me dokumente të cilat dëshmitarët e mbrojtjes nuk kanë pasur qasje, apo që mund të kenë pasur qasje por nuk i kanë parë.”- deklaroi prokurori.


