Lajme

Maqedonci nderon me mirënjohje pesë pjesëtarë akshalinj të FSK-së

02/16/2026 13:08
nga:G B

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në nderim të Ditës së Ashkalinjve ka ndarë mirënjohje për pesë pjesëtarë të këtij komuniteti që shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Mirënjohje këtyre pjesëtarëve të FSK-së nga ky komunitet iu nda për “Kontribut të dhënë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive”.

“Të vlerësuarit janë. OF 3.Kemajl Haliti – GK, OR 6.Ibrahim Sherifi – NJMBSHP, OR 5.Qerkez Limani – KL, OR 4.Benjamin Bajrami – KDS, OR 4.Blerim Ademi -KFT”, thotë Miistria e mbrojtjes.

Sipas tyre, kjo mirënjohje tregon respektin institucional që gëzojnë ushtarakët në FSK, dhe kontributin e ashkalinjve në ushtrinë e Kosovës.