Sporti

NBA-ja bën gafë të madhe duke e futur Kosovën në hartën e Serbisë, “shkrihen” serbët

02/16/2026 12:32
nga:G B

Liga më e fortë në botë e basketbollit – NBA e ka bërë mbrëmë një gafë të madhe.

Në “All Star Game”, ku përfshihen lojtarët më të mirë të kësaj lige në një ndeshje ekzibicionale, NBA e shfaqi hartën e Serbisë me Kosovën në të teksa po e prezantonte basketbollistin serb të kësaj lige, Nikola Jokic.

E këtij skandali të NBA-së i janë gëzuar mediat serbe, të cilat i kanë kushtuar rëndësi këtij lajmi.

“Mbrëmë, NBA shfaqi një hartë të Serbisë (siç duhet) me Kosovën dhe Metohinë në ndeshjen All-Star”, shkruan njëri nga mediumet serbe.