Lajme

Plagoset një person në Obiliq, dorasi shpallet në kërkim

02/16/2026 10:17
nga:G B

Një person raportohet se është plagosur me armë zjarri pasditen e së dielës në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqit.

Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe i njëjti sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë.

Një person, i cili dyshohet se ka shtënë në viktimën, gjendet në kërkim policor.

“Është raportuar se një mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ishte i plagosur me armë zjarri. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shtënë në viktimën gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë.