Lajme

Dy të lënduar nga aksidenti mes trenit dhe një veture në Grabovc

02/16/2026 09:39
nga:G B

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Grabovc, ku janë përfshirë një tren dhe një veturë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha Ahmeti.