Lajme

Sërish përmbytje në Kërçovë, janë prekur shumë lagje e janë dëmtuar shtëpitë

02/15/2026 21:13
nga:Genita C

Përmbytje të mëdha në shumë lagje të Kërçovës.

Uji ka mbuluar rrugët dhe shtëpitë.

Këto pamje janë në lagjen Podvarosh ku assesi nuk mund te kalohet.

E njëjtë është situata edhe në lagjen “Balla Malla” dhe “Isen Anakioski” në një pjesë të Pashinës së poshtme.

“Nga ora 5:30 filloi të vij uji. Për herë të parë vjen deri tek shtëpitë që nuk ka ardhur asnjëherë nuk ka ardhur për 30 vite hyri në Lagjen Drago Karbuniçanec dhe të gjithë shtëpitë janë përmbytur nuk ka shtëpi që nuk është përmbytur”, tha një banor.

Kjo situatë është në lagjen “Prilepska” të Kërçovës ku ky banorë kishte mbetur brenda në lagje.

“Do të mbetesha notova pak sepse për pak do të mbytesha. Mbeta atje nuk mund te dilja”, tha një tjetër banor.

Personi i cili që në orët e para të mëngjesit punon me vetiniciativë është Ali Lena, i cili me veturën e tij ka nxjerrë shumë njerëz nga lagjja.

“Jemi marr me përmbytjet gjithë kohës, ishin aty edhe Komunaleci dhe Zjarrfikëset por ujë kishte shumë. Me veturë private këta janë njerëz që duhet t’u ndihmojë në këto momente sepse kur vijnë zgjedhjet të gjithë i kërkojmë”. tha Ali Lena.

E banorët e evakuuar nga lagjja “Prilepska” po dërgohen në sallën sportive Ivanidoll edhe në ketë lagje është vështirë të hysh pasi rruga është mbushur plot me ujë.

“Gjithçka është shkatërruar nuk kemi rrugëzgjidhje kërkojmë nga shteti dhe institucionet përkatëse që të na ndihmojnë”, u shpreh një banore.

“Në lagjen “Prilepska” katastrofë para 1 muaji na zunë përmbytjet nuk dinim ku të shkonim dhe tani sërish përmbytje deri në rrugë ka dal uji”, potencoi një tjetër banore.

Në teren është edhe Kryqi i Kuq – Kërçovë, Besnik Selimi thotë se janë duke punuar në evakuimin e banorëve.

“Kemi vërshime nga Stadiumi “Vëllazërimit” e deri tek lagjja “Prilepska” ku del lumi i Zajazit ku janë 200 banorë të evakuuar sepse me makineri dhe transport të Komunës po grumbullohen edhe fëmijë dhe familjarë të tjerë që kanë mbetur”, deklaroi Besnik Selimi – Kryqi i Kuq – Kërçovë./tv21.tv