Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me Shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, në kuadër të Konferenca e Sigurisë në Mynih, raporton GazetaBlic.
Hoxhaj bëri të ditur se në takim u diskutua për të ardhmen evropiane të Kosovës, marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE dhe rëndësinë strategjike të integrimit të Ballkanit Perëndimor si pjesë e përmbylljes së projektit evropian.


