Lajme

Banorët e Hodonocit në Kamenicë alarmojnë për rrezikun nga shembja e dheut

02/15/2026 13:01
nga:G B

Banorët e fshatit Hodonoc në Kamenicë po ndjehen të rrezikuar për shkak të shembjes së dheut në një pjesë të kësaj ane.

Sipas një ankuesi, i cili i është drejtuar redaksisë së Klankosova.tv, banorët kanë bërë kërkesë në komunë për t’u marrë me këtë çështje, pasi shembja e dheut po rrezikon edhe kalimtarët.

Ata kanë njoftuar gjithashtu kryetarin Kadri Rrahimaj, por sipas tyre, ai nuk ka dalë në vendngjarje për të vlerësuar rrezikun.

Më poshtë pamjet: