Lajme

Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari

02/15/2026 09:27
nga:G B

Një person është arrestuar Drenas pasi kishte sulmuar fizikisht një mjeke gjatë trajtimit mjekësor.

Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari, që ishte në trajtim për një rast dhune në familje, ka kërkuar ndihmë mjekësore, por gjatë procedurës ka goditur mjeken.

Rasti është në procedurë hetimore dhe autoritetet po punojnë për sqarimin e të gjitha detajeve të ngjarjes.

“Gllogoc / 14.02.2026 – 17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një rast dhunë në familje kishte kërkuar trajtimi mjekësor dhe gjatë trajtimit mjekësorë ka sulmuar fizikisht doktorin, viktimën f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rastin është në procedurë hetimore”, njofton Policia.