Showtime

“Ishte shumë e bukur”, si u ndje babai i Elijonës kur pa vajzën me fustan të bardhë

02/14/2026 22:57
nga:Sh R

Elijona është njëra ndër banorët më të komentuara sa i përket edicionit të katërt të Big Brother Vip Kosova.

Ajo që nga hyrja u përball me paragjykime, nisur nga fakti se ishte 18 vjeçare kur u bë pjesë e asaj shtëpie, për të kaluar më vonë tek secila sfidë që ajo e pati në jetë duke u komentuar, gjykuar e kështu me radhë.

Por, për herë të parë sonte në Prive KlanKosova ka vendosur të reagoj babai i Elijonës, e të flasë më shumë mbi vajzën e saj.

Ai foli po ashtu edhe për emocionet që pati kur pa vajzën e tij me fustan nusërie.

Ishte shumë e bukur, ju përgëzoj shumë… jo vetëm unë si prind, por atë ditë më kanë thirrur shumë njerëz që kanë qajtë, sigurisht nga gëzimi”, tha babai i Elijonës.