Lajme

Dy gra dhe një burrë përleshen fizikisht pas një aksidenti në Prishtinë

02/14/2026 20:39
nga:Sh R

Një incident trafiku i regjistruar në orët e hershme të mëngjesit në lagjen Arbëria në Prishtina ka përfunduar me tensione mes të përfshirëve.

Sipas pamjeve të publikuara, pas përplasjes së automjeteve situata është përshkallëzuar, duke kaluar në konflikt fizik.

Në sherr janë përfshirë dy gra dhe një burrë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë njësitet e Policia e Kosovës.