Lajme

Rutte thotë se rusët po pësojnë ”humbje të çmendura” në Ukrainë

02/14/2026 17:30
nga:Sh R

Rusia po pëson “humbje të çmendura” në Ukrainë, duke numëruar rreth 65,000 ushtarë gjatë dy muajve të fundit, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte të shtunën në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Këtë, ai e tha një tryeze të rrumbullakët për mediat se aleanca e NATO-s ishte mjaftueshëm e fortë saqë Rusia nuk do të përpiqej aktualisht ta sulmonte atë, shkruan Reuters.

“Ne do të fitojmë çdo betejë me Rusinë nëse na sulmojnë tani, dhe duhet të sigurohemi që pas dy, katër, gjashtë vjetësh kjo të vazhdojë të jetë kështu”, tha ai.