Mospjesëmarrja e LDK-së në procesin e votimit të Rezolutës së propozuar nga PDK, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ka nxitur reagime dhe akuza të shumta, raporton GazetaBlic.
Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ku ka dhënë një qëndrim të qartë, duke theksuar lidhjen historike ndërmjet LDK-së dhe UÇK-së.
Haziri vlerëson se LDK dhe UÇK, janë binomi i pandarë i Pavarsisë, Lirisë dhe Republikës së 17 shkurtit.
“LDK dhe UÇK janë binomi i pandarë i Pavarsisë, Lirisë dhe Republikës së 17 shkurtit!Drejtësi e jo politikë është ajo çka edhe LDK beson! Drejtësi për të gjithë!”, përfundoi Haziri për GazetaBlic.


