Sporti

Slot konfirmon: Jemi në bisedime me Konaten rreth kontratës së re

02/14/2026 10:12
nga:Y I

E ardhmja e Ibrahima Konates te Liverpooli është ende e paqartë.

Kjo pasi që francezi, u lidh me një largim nga “Reds” pas përfundimit të kontratës së tij.

Zërat e afronin atë me Real Madridin, të cilët janë të interesuar për të që një kohë.

Por trajneri i Liverpoolit, Arne Slot ka dhënë detaje të reja rreth kësaj, ku konfirmoi se janë në bisedime me Konaten për kontratën e re.

“Jemi në bisedime me Ibou Konaté për një marrëveshje të re… kjo tregon se çfarë duam. Është e qartë se do të donim që ai të qëndronte, negociatat janë duke vazhduar, le të shohim se ku do të përfundojnë këto. Nuk do të ishim në negociata nëse nuk do të donim që ai të qëndronte”, u shpreh Slot.

Liverpooli, sonte do të pres në “Anfield”, Brightonin në ndeshjen e “FA Cup” që zhvillohet në orën 21:00