Lajme

Koci-opozitës: Shkoni në zgjedhje, nëse kjo është rruga, nuk kaloni keq!

02/14/2026 09:12
nga:Y I

Avokati, Arianit Koci, ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend.

Koci në shkrimin e tij në Facebook thekson se opozita s’duhet të frikësohet dhe pranojë shantazhin me zgjedhje të reja nëse nuk e votojnë Presidentin që e preferon Kurti.

“Sa më shumë i bindeni pozitës, aq më shumë e humbni besimin te qytetarët. Ata presin përfaqësim, jo dorëzim.Mbështetjen dhe votat i riktheni me opozitarizëm të mirëfilltë: me përballje të drejtpërdrejtë me pushtetin, me punë, dije dhe sinqeritet. Assesi me kalkulim politik. Ajo logjikë ju ka sjellë në këtë gjendje.
Në anën tjetër, fati individual i ndonjë lideri nuk është mbi interesin e vendit; shoqërisë” shkruan Koci.

‘Prandaj, shkoni në zgjedhje, nëse kjo është rruga. Nuk kaloni keq’ shkruan ai raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Opozitë o qyqana,
mos u tutni. Mos e pranoni shantazhin me zgjedhje të reja, nëse nuk e votoni presidentin që e preferon Kryeministri Kurti.

Sa më shumë i bindeni pozitës, aq më shumë e humbni besimin te qytetarët. Ata presin përfaqësim, jo dorëzim.

Mbështetjen dhe votat i riktheni me opozitarizëm të mirëfilltë: me përballje të drejtpërdrejtë me pushtetin, me punë, dije dhe sinqeritet. Assesi me kalkulim politik.

Ajo logjikë ju ka sjellë në këtë gjendje.

Në anën tjetër, fati individual i ndonjë lideri nuk është mbi interesin e vendit; shoqërisë.

Demokracia mbahet me kundërpeshë të fortë. Kur opozita zbehet, balanca prishet.

Prandaj, shkoni në zgjedhje, nëse kjo është rruga. Nuk kaloni keq.

Mos lejoni që krejt fuqia të përqendrohet te një njeri – Albini.