Golden Eagle Ylli dhe Bora do të përballen nesër në basketbollin kosovar.
Ky takim do të luhet me fillim nga ora 19:30, atje ku pritet spektakël dhe rivalitet i madh në parket.
Skuadra nga Suhareka ka njoftuar poashtu se çdo biletë e shitur do të dhurohet si donacion për shërimin e 19 vjeçarit Driton Sallauka, i cili është diagnostifikuar me Osteosarkomë.
/GazetaBlic Sport/


