Kuvendi i Kosovës dje ka miratuar ‘Rezolutën për Hagën’, me 90 vota për, 1 kundër.
Kjo Rezolutë u votua nga të gjitha subjektet politike shqiptare me përjashtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Në lidhje me vendimin e tyre për të mos-votuar këtë Rezolutë ka folur për “Gazeta Blic”, njohësja e zhvillimeve politike në vend, Afërdita Maliqi.
Maliqi tha se ky është një vendim jo i duhur nga LDK-ja dhe se të njëjtit po kthehen në gjenezën e tyre ‘kur sa herë ka një interes të caktuar ia nis fol për vrasje’.
Analistja Maliqi tha se i kupton familjarët e viktimave por potencoi se në Kosovë ka pas gjykata që nga paslufta ku kanë mund me ju drejtu e jo me përdorë Gjykatën e Hagës.
“Pasi gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare dhe êshtë momenti që të gjithë në Kosovë të jetë unik dhe gjatë kësaj kohë si shtet dhe qytetarë të ngremë zërin duke kërkuar një gjykim të drejtë, që do të thotë liri për çlirimtaret.Edhe Rezoluta që u miratua mbrëmë në Kuvend erdhi në këtë kontekst, edhe pse shumë me vonesë”
“Mosvotimi i djeshëm i Rezolutës nga ana e LDK – është vendim jo i duhur. LDK-ja është parti e hershme dhe kontribuese në shtetndërim, dhe si çdo parti ka njerëz që kanë qenë pjesë e UÇK, andaj kërkese absurde e tyre që në atë rezolutë të futen ‘vrasjet politike të pasluftës” , kur dihet që Gjykata nuk ka mandat me hetu kohën e pasluftës, ka qenë e qëllimshme vetëm mos me vetu. Ky vendim e kalon LDK në gjenezen e saj, kur sa herë ka një interes të caktuar ia nis fol për vrasje. Unë i kuptoj familjarët e viktimave, por në Kosovë ka pas gjykata që nga paslufta ku kanë mund me ju drejtu e jo me përdorë Gjykatën e Hagës” deklaroi Maliqi.
Analistja Maliqi tha se Lumir Abdixhiku kurrë nuk pa pasur një qëndrim të drejtë dhe një solidarizim me ish-krerët e UÇK-së.
Maliqi tha se LDK me veprimin e mbrëmshëm tregoj për mendësinë e ngushtë dhe s’e nuk shqetësohen për të ardhmen e vendit.
“Në krye të LDK ka një lider Lumir Abdixhiku, i cili kurrë nuk pa pasur një qëndrim të drejtë ose një solidarizim me ish-krerët e UÇK. Është i vetmi lider që as kur i ka vdek babai Hashim Thaçit s’i ka shkruar një telegram ngushëllimi. Por, LDK me veprimin e mbrëmshëm tregoj për mendësinë e ngushtë, dhe duke mos u shqetësuar për të ardhmen e vendit. Historine e këtij vendi e ka shkruar UÇK dhe çdo dënim eventual i ish-krerëve të UÇK e bën të paqartë të ardhmen e Kosovës” deklaroi analistja politike, Afërdita Maliqi, në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Kuvendi i Kosovës miraton ‘Rezolutën e Hagës’


