Ish-kandidati për deputet nga AAK-ja, Burim Ramadani, ka komentuar premtimet e kryeministrit Albin Kurti gjatë mandatit të ri qeverisës.
Sipas tij, kjo është një ‘qeveri e reprizës’ sepse sipas statistikave të tij, 53 premtime nga gjithsej 70 janë të përsëritura, ndërsa 4 retorike.
“Qeveria e Reprizës. Në fjalimin ekspoze të Kurtit në seancën për Qeverinë e re, më 11 shkurt 2026, këto janë të dhënat statistikore të premtimeve:
Gjithsej: 70 premtime Të reja: 13 premtimeTë përsëritura: 53 premtimeRetorike: 4 premtime.Në ditët në vijim, do të publikoj listën e premtimeve të Qeverisë Kurti 3, sipas fushave” shkruan Ramadani.
Reagimi i plotë:


