Lajme

Sadiku: Nëse ka bisedime për Presidentin, LDK vjen me propozimin e vet

02/12/2026 22:42
nga:G B

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka thënë se nëse ka bisedime për Presidentin, LDK-ja do ta ketë propozimin e vet.

Ai tha se LDK vazhdimisht e ka thënë këtë, që pranon të bisedojë – por me propozimin e tyre.

“Nëse ka bisedime, ne vijmë me propozimin tonë për president. Çdo negociatë politike ka zgjidhje nëse ka pozitivistët. Këtë prej fillimit e ka thënë LDK”, ka thënë ai.