Lajme

Haxhiu pas propozimit të LDK-së: Ta kontekstualizosh në një moment kur rezoluta i drejtohet dikujt tjetër, është pa shije

02/12/2026 21:56
nga:G B

Analisti Baton Haxhiu tha në Pressing në T7 se “s’është momenti” për propozimin që bëri LDK për të shtuar tekstin për vrasjet politike të pasluftës në rezolutën për krerët e UÇK-së në Hagë.

Mbi këtë temë Haxhiu tha:

“Nëse në Hagë po flasim për një aktakuzë të prokurorisë, atëherë të hysh me kësi lloj propozimi që është i saktë, është human, i ka të gjitha brenda…Por ta kontekstualizosh në një moment kur rezoluta i drejtohet dikujt tjetër mendoj që është pa shije, nuk ka kuptim”, tha Haxhiu.

“Viktimat e dojnë të drejtën e tyre, por jo në këtë moment”, shtoi ai.