Zyrtarë të Listës Serbe, përmes një deklarate, kundërshtuan integrimin e institucioneve të shëndetësisë dhe arsimit në mjediset serbe në Kosovë – që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë – pa lehtësime për qytetarët.
Ata kërkuan që kjo çështje të trajtohet në dialogun e Brukselit.
Disa qytetarë në Mitrovicë të Veriut, ndërkaq, i thanë Radios Evropa e Lirë se nëse këto institucione integrohen në sistemin e Kosovës kjo do të nënkuptonte largimin e tyre nga shteti./REL


