Lajme

Ardian Gjini shpall kandidaturën për kryetar të AAK-së

02/12/2026 18:38
nga:Sh R

Ardian Gjini ka shpallur kandidaturën për kryetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Ramush Haradinaj, pas dorëheqjes së tij nga ky post, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë një konference për media, Gjini tha se punë e madhe është duke e pritur AAK-në në tre muajt e ardhshëm, atëherë edhe kur do të mbahet Kuvendi i partisë.

Pos tjerash, ai tha se ka qenë privilegj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

“Faleminderit për gjithçka, do të bëjmë krenar”, tha Gjini.