Sporti

Shqipëria mëson kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve

02/12/2026 18:31
nga:Mergim Rreci

Shqipëria i ka mësuar kundërshtarët në Ligën e Kombeve.

‘Kuqezinjtë’ do të jenë pjesë e Ligës C, atje ku do të përballen me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.

Liga e Kombeve këtë sezon vlen edhe si një mundësi më shumë për t’u kualifikuar në Euro 2028.

Takimet e fazës së grupeve në Ligën e Kombeve do të zhvillohen nga muaji shtator deri në nëntor.

/GazetaBlic Sport/