Lajme

Avokatit Arianit Koci pohon se është ndalur për verifikim nga policia serbe teksa po hynte në Kosovë

02/12/2026 17:20
nga:G B

Avokati kosovar, Arianit Koci, deri tani ka marrë përsipër pothuajse të gjitha rastet e kosovarëve të cilëve iu kanë dalë probleme duke kaluar nëpër kufijtë me Serbinë apo të cilët janë ndaluar dhe arrestuar nga policia serbe.

Ndonëse i ka rënë të shkojë disa herë në Serbi në cilësinë e avokatit për raste të ndryshme, autoritetet serbe e kanë ndaluar atë në pikë kalimin kufitar në Mendarë duke u kthyer nga Serbia për në Kosovë, pasi ka qëndruar atje si mbrojtës i Mit’hat Lozhanit.

Koci është shprehur se nuk i ka ndodhur më herët një gjë e tillë.

“Është hera e parë që ma bënë një gjë të tillë. Këtë po e shoh si sinjal”, ka thënë Koci për Express, pasi është ndaluar për rreth 20 minuta me arsyetimin e “verifikimeve shtesë”.