Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts po vazhdon t’i paraqesë fjalët përfundimtare para trupit gjykues në Hagë.
Ai tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar është e dëshpëruar të gjejë fakte për anëtarët, siç pretendon ajo, Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale, ashtu siç ajo i referohet UÇK-së.
“Në vend që të paraqiten prova për këtë marrëdhënie, apo këtë marrëveshje mes anëtarëve të ndryshëm të NPK-së të pretenduar, Prokuroria në vlerësime jorelevante të cilat janë pas kohës së formimit së pretenduar të kësaj marrëveshje, dhe pas periudhës së aktakuzës”.
“Dëshpërimi i ZPS-së për të gjetur prova medoemos mes anëtarëve të NPK-së, në fakt është mbështetur në fakte vetëm ori-relevant. Prokuroria i referohet Fatmir Limaj që ka jetuar me zotëri Selimin, dhe i referohen që kjo është veprim kriminal. Por zotëri Limaj nuk është i akuzuar këtu, dhe nuk mund t’u përgjigjet këtyre akuzave. Zotëri Selimi akuzohet thjesht pse ka njohur zotëri Limajn. Akuza që drejtohen për zotëri Limajn dhe i transferohen zotëri Selimin, vetëm pse e ka njohur atë. Kjo është e papërshtatshme”, tha ai.


