Lajme

FKGK dhe Banka TEB zgjerojnë Dritaren GROW me kushte më të favorshme

02/12/2026 16:41
nga:Sh R

Banka TEB Sh.A. në bashkëpunim me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) përmes Dritares së Rimëkëmbjes dhe Mundësive të Gjelbërta (GROW), u ofron bizneseve kushte më të favorshme financimi për investime në efiçiencë të energjisë dhe energji të ripërtëritshme. Kjo skemë synon të lehtësojë qasjen në financa dhe të mbështesë rritjen e qëndrueshme të bizneseve në Kosovë.

Dritarja GROW sjell përmirësime të rëndësishme në financim, duke rritur garancinë deri në 70%, si dhe duke zgjeruar ekspozimin maksimal kreditor në 7 milion euro. Krahas kësaj, shuma maksimale e kredisë arrin deri në 3 milion euro, ndërsa afati i kredisë zgjatet deri në 120 muaj, duke u ofruar bizneseve fleksibilitet më të madh financiar. Kushtet e përditësuara përfshijnë gjithashtu uljen e tarifave të garancisë, duke e bërë financimin edhe më të përballueshëm.

Për bizneset, GROW ofron përfitime të veçanta:

• Rritje të qasjes në financa
• Kushte më të favorshme të kredisë dhe reduktim të kolateralit
• Potencial për norma preferenciale interesi
• Zvogëlim të faturave të energjisë dhe ndikim të ulët në mjedis
• Qëndrueshmëri dhe rritje të biznesit

Kreditë në kuadër të Dritarës GROW mbështesin investimet në efiçiencë energjetike duke përfshirë izolimin e ndërtesave, pajisjet dhe linjat e prodhimit, si dhe investimet në energji të ripërtëritshme në shkallë të vogël, si diellore, erë, biomasë ose gjeotermale deri në 400 kW.

Me Dritaren GROW, Banka TEB forcon rolin e saj si partner i besueshëm për bizneset që investojnë në një të ardhme më të gjelbër dhe më efikase.

TEB, Bankë për një botë në lëvizje!