Lajme

UNMIK-u uron Kosovën për institucionet e reja, inkurajon Qeverinë për angazhim në dialog

02/12/2026 15:11
nga:Genita C

Shefi i UNMIK-ut, Peter Due ka mirëpritur themelimin e Kuvendit të ri të Kosovës dhe formimin e qeverisë së re.

Ai në emër të UNMIK-ut ka uruar popullin dhe institucionet e Kosovës për procesin paqësor dhe gjithëpërfshirës.

“PSSP pret me padurim të punojë ngushtë me të gjitha palët e interesuara për të çuar përpara paqen, sigurinë dhe prosperitetin. Ai inkurajon dialogun dhe angazhimin e vazhdueshëm”.