Sporti

Malisheva e deklason Trepçën 89′ dhe kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Kosovës

02/12/2026 14:49
nga:Lorik J

Skuadra e Malishevës ka fituar ndaj Trepçës 89′ në udhëtim në stadiumin “Riza Lushta”.

Malisheva triumfoi me rezultatin e thellë 0-4, shkruan GazetaBlic Sport.

Asanna Diatte realizoi dy gola, teksa nga një shënuan Pira e Nafiu.

Malisheva tani kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës, teksa Trepça 89′ eliminohet.

/GazetaBlic Sport