Donika Gërvalla i ka dorëzuar detyrën Glauk Konjufcës, raporton GazetaBlic.
Kjo u bë e ditur nga një postim i saj në rrjete sociale ku tha se “kontributi yt do të forcojë dhe më tej diplomacinë e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke promovuar interesat e vendit tonë”.
Postimi i plotë:
Urime detyra e re, Glauk Konjufcës, si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës.
Në Qeverinë Kurti II, Glauk Konjufca në funksionin e tij si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka treguar maturi të lartë, aftësi të jashtëzakonshme për bashkëpunim dhe një sens të fortë për unitet gjithëpërfshirës.
Ai ka ditur të udhëheqë me vizion dhe vendosmëri, duke e bërë Kuvendin, ashtu si i ka hije, institucionin më të fortë dhe më të përfaqësueshëm për qytetarët e Republikës sonë.
Glauk, të uroj suksese të mëdha në detyrën e re si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me bindjen se kontributi yt do të forcojë dhe më tej diplomacinë e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke promovuar interesat e vendit tonë, duke avancuar marrëdhëniet me partnerët strategjikë dhe duke punuar për një të ardhme më të fortë dhe më të sigurt për qytetarët tanë.


