Tifogrupi nga Tetova, “Ballistët” kanë mbështetur protestën për drejtësi ndaj UÇK-së.
Me një postim në rrjetet sociale, “Ballistët” kanë konfirmuar mbështetjen, teksa thonë se lufta e UÇK-së është e pastër.
Ja postimi i tyre:
“Tifogrupi BALLISTËT TETOVË 1992′ mbështet protestën mbarëkombëtare, për drejtësi ndaj Ushtrisë çlirimtare të Kosovës e cila gjykohet në Hagë.
Lufta e Uçk është e pastër si loti, dhe nuk mund të njolloset nga gjykata të padrejta, pasi ato kanë harruar të gjykojnë fajtorët e vërtetë (serbosllavët) që kanë bërë krime të papara në histori të njerëzimit, e sidomos ndaj popullit shqiptar.
17 shkurt / 2026 Ora – 14:00
Sheshi Skenderbeu – Prishtinë”, shkruhet në postim.
/GazetaBlic Sport


