Sporti

Hyrja falas në stadium për ndeshjen Gjilani – Liria

02/12/2026 10:54
nga:Lorik J

Sot luhet ndeshja e Kupës së Kosovës mes Gjilanit dhe Lirisë.

Gjilani dhe Liria ballafaqohen nga ora 13:00 në kuadër të 1/8 së Kupës së Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.

Tri orë para duelit, SC Gjilani ka njoftuar se hyrja për tifozët në këtë duel do jetë falas.

Kujtojmë se tek Liria, do të ‘debutojë’ në stol, trajneri i ri, Ismet Munishi.

/GazetaBlic Sport