Policia në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe në përputhje me ligjin për publikimin e fotos së personave të kërkuar, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.
Sipas policisë, ai kërkohet për veprat penale: mashtrim, falsifikim i dokumenteve dhe legalizim i rremë.
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që kushdo që posedon informacione lidhur me vendndodhjen e personit të dyshuar, të njoftojë menjëherë Policinë apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.
Për çdo informacion, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes:
Numrit emergjent: 192Numrit pa pagesë: 0800 19 999Drejtorisë Rajonale në Pejë: 039 432 327Email: [email protected]



