Lajme

Mehaj uron Kurtin dhe Haxhiun: Le ta forcojmë miqësinë me ShBA-në

02/12/2026 08:57
nga:Genita C

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke vlerësuar përvojën e saj institucionale dhe duke shprehur bindjen se ajo do ta udhëheqë institucionin me nder, profesionalizëm dhe kredibilitet, raporton GazetaBlic.

Ai uroi gjithashtu suksese për deputetët e rinj të Legjislaturës së X-të.

Mehaj ka uruar edhe Albin Kurtin për zgjedhjen në krye të Qeverisë për një mandat të tretë, duke përgëzuar punën e deritanishme dhe duke theksuar se ka ende shumë angazhime përpara, veçanërisht në rrugën drejt integrimit në BE, NATO dhe forcimit të miqësisë me SHBA-në.