Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti, bëri një bilanc të mandatit të kaluar gjatë fjalimit të tij përpara deputetëve.
Ai theksoi se gjatë këtyre viteve Kosova ka përparuar në ekonomi, ka forcuar bizneset dhe ka rritur mirëqenien sociale, përfshirë rritjen e pagave dhe shtesave për fëmijë.
“Ne besojmë thellësisht se një ekomomi e fuqishme dhe një shoqëri e barabartë janë të ndërlidhura”, tha ai.
Kurti vlerësoi se Kosova sot është më demokratike dhe më e sigurt dhe se institucionet e saj janë më të qëndrueshme se kurrë më parë.
Bashkëpunimi me aleatët ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në dhe NATO-n, tha se mbetet i palëkundur.


