Partitë politike dhe grupet parlamentare kanë zyrtarizuar propozimet e tyre për postet e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka propozuar Ardian Golan për nënkryetar të Kuvendit.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka propozuar Vlora Çitakun për këtë pozitë.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka propozuar Kujtim Shalën për nënkryetar.
Lista Serbe ka propozuar Slavko Simiqin për postin e nënkryetarit të Kuvendit.
Ndërkaq, nga grupi multietnik është propozuar Emilja Rexhepi për nënkryetare të Kuvendit.


