Lajme

Flasin nga LDK-ja: Ende s’kemi vendim për shefin e Grupit Parlamentar, mund të merret sot para seancës konstituive

02/11/2026 13:13
nga:Genita C

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, ka bërë të ditur se ende nuk është marrë vendim për emrin e shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie.

E pyetur nga GazetaBlic nëse LDK-ja ka vendosur se kush do ta drejtojë grupin parlamentar, Gaxherri tha: “Jo”, duke shtuar se një vendim i tillë mund të merret gjatë ditës së sotme, në takimin e grupit parlamentar para seancës konstituive.

Kush pritet të jetë kryetar i GP të LVV-së në këtë legjislaturë?- Deklarohet Mimoza Kusari-Lila!

Besnik Tahiri, do të jetë sërish shef i Grupit Parlamentar të AAK-së