Lajme

Kush pritet të jetë kryetar i GP të LVV-së në këtë legjislaturë?- Deklarohet Mimoza Kusari-Lila!

02/11/2026 12:11
nga:Y I

Sot do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit duke filluar nga ora 17:00.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” se shef i Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik pritet të jetë sërish, Besnik Tahiri.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe me subjektin politik LVV, përkatësisht ish-kryetaren e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila për t’a pyetur në lidhje me emrin e mundshëm për këtë pozitë.

“Ende nuk është vendos, do të vendoset sot në takim ose ditëve në vijim” tha shkurt Kusari-Lila për “Gazeta Blic”.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në zgjedhjet e 28 dhjetorit me numrit më të lartë të deputetëve.

/Gazeta Blic/

 

Besnik Tahiri, do të jetë sërish shef i Grupit Parlamentar të AAK-së