Avokati, Arianit Koci, ka njoftuar se është në Beograd në cilësinë e avokatit, për rastin e arrestimit të Mit’hat Lozhanit nga policia serbe.
Koci tha se ky rast po shkon në drejtim që kërkon reagim të menjëhershëm.
Sipas Kocit ka marrë informacione për trajtim fizik të papërshtatshëm, marrje në pyetje të vazhdueshme dhe presion brenda paraburgimit.
“Këto pretendime duhet me u verifiku menjëherë.Duhet:– ekzaminim mjekësor i pavarur;– dokumentim zyrtar i çdo lëndimi të mundshëm;– sqarim për mënyrën dhe kushtet e marrjes në pyetje;– masa konkrete për sigurinë fizike dhe psikologjike;– veçim nga të burgosurit tjerë, nëse ka rrezik për sigurinë e tij.Autoritetet që e mbajnë në paraburgim mbajnë përgjegjësi të plotë për jetën dhe shëndetin e tij.Çdo devijim nga standardet bie ndesh me Nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që ndalon trajtimin çnjerëzor apo degradues” shkruan Koci raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:


