Sporti

E pazakontë: Në 03:00 të mëngjesit, Marseille e shkarkon trajnerin De Zerbi

02/11/2026 08:18
nga:Lorik J

Roberto De Zerbi nuk është më trajneri kryesor i Olympique Marseille.

Lajmi u njoftua zyrtarisht në orën 02:43 të mëngjesit, kur klubi francez publikoi një deklaratë duke njoftuar përfundimin e kontratës së tij me pëlqim të ndërsjellë.

Vendimi vjen vetëm disa ditë pas një humbjeje të thellë 5-0 ndaj Paris Saint-Germain në Parc des Princes – një humbje që doli të ishte e fundit e 46-vjeçarit italian në drejtim.

De Zerbi mori drejtimin e Marseielle në verën e vitit 2024, por pozicioni i tij është dukur gjithnjë e më i pasigurt në javët e fundit.

Kështu, ekipi mbetet pa trajner në një moment kyç të sezonit, dhe mbetet për t’u parë se kush do ta marrë drejtimin e ekipit deri në fund të stinorit.

/GazetaBlic Sport