Lajme

Sot fjalët përmbyllëse të mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë

02/11/2026 07:20
nga:Y I

Deklaratat përmbyllëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë përfunduar dje.

Fjalët përfundimtare i ka dhënë edhe Mbrojtësi i viktimave.

Ndërkohë, sot është dita e paraparë për fjalën e fundit të mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, i cili ka njoftuar se në orën 09:00, do të nisë deklarata përmbyllëse e mbrojtjes.

“Do ta paraqes deklaratën përmbyllëse në gjykimin për krime lufte të klientit tim, Hashim Thaçi, (të mërkurën) në orën 9:00 sipas Kohës së Europës Qendrore (CET). Mund ta ndiqni në këtë lidhje, me një vonesë prej 45 minutash (videoja do të fillojë në orën 9:45 CET): https://streaming.scp-ks.org“, shkroi ai në një postim në X.