Lajme

Votimi në pako i nënkryetarëve/ Arifi: Tash VV e voton me qejf Listën Serbe, vetëm pak e maskojnë

02/10/2026 23:01
nga:G B

Nesër në ora 17:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila u shty nga ora 12:00 sa ishte caktuar nga presidentja Osmani.

Shtyrja u bë për shkak të procesit gjyqësor në Hagë, me kërkesë të PDK-së.

Por, përpos konstituimit të Kuvendit, sipas Glauk Konjufcës e Dimal Bashës, nesër pritet dhe formimi i qeverisë.

Lidhur me këtë, analisti politik, Avni Arifi, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se votat janë, andaj institucionet mund të krijohen nesër, vetëm nëse nuk do Kurti që ato të krijohen.

“Nuk ka asnjë arsye pse nesër të mos krijohen institucionet e reja. Votat partia fituese i ka e bashkë me të edhe të gjitha paqartësitë i ka sqaruar Gjykata Kushtetuese. Vetëm nëse Kurti nuk do nuk kemi institucione. Edhe Kuvendi, edhe Qeveria qysh nesër mund të votohen”, ka vlerësuar ai.

Por, kësaj here, për dallim nga herën e kaluar kur u konstituua Kuvendi, Basha bëri të ditur se nënkryetarët e Kuvendit do të votohen të gjithë bashkë në pako, përfshirë dhe Listën Serbe, gjë që e kisha kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje.

Për këtë, Arifi thotë se herën e kaluar ishte e qëllimshme që të humbej kohë dhe të shkohej në zgjedhje në datën e dëshiruar nga VV.

“Po herën e kaluar ka dashur të humbë kohë që duke shkelur Kushtetutën që të arrihet një datë të favorshme për zgjedhje. U shitën kinse për shkaqe patriotike nuk e votojmë Listën Serbe, populli e hëngri foren, e tash e votojnë me qejf vetëm pak po e maskojnë. Nuk shoh problem ligjor në votimin e të gjithëve në pako”, ka deklaruar Avni Arifi./Gazeta Blic/

Rendi i ditës për seancën konstituive, udhëhiqet nga Dehari e Taçi, nënkryetarët votohen në pako

Basha: Pesë nënkryetarët e Kuvendit do të votohen në pako, më pas do të votohet Qeveria

Basha: Seanca mbahet nesër në orën 17:00 shkaku i gjykimit në Hagë