Rastet e dhunës nga nxënësit dhe përballja e shpeshtë me raste problematike ka bërë që mësimdhënësit e Prishtinës të kërkojnë masa disiplinore më të rrepta.
Jo më larg se sot, në shkollën “Pavarësia” mësimdhënësit mbajtën grevë, formë simbolike për të kërkuar siguri e zbatim të rregullores.
Rregullorja për organizimin e punës në shkolla fillore të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, e miratuar më 2016 nga Kuvendi Komunal në Prishtinë, në masat disiplinore parasheh vërejtjen me gojë, me shkrim, pezullimin e përkohshëm nga garat, ekskursionet, pezullimin deri në tre ditë e deri në një muaj e madje, ndërrimin e shkollës.
Për Ministren në detyrë të arsimit, problemi mbetet te mosrespektimi i tyre.
“Ka mekanizma të mjaftueshëm, aspekti ligjor është në rregull krejt ç’ka duhet është të zbatohet në tërësi legjislacioni. Për fat të keq ndonëse si MASHT dhe Qeveri kemi ndarë buxhetin e mjaftueshëm për punësimin pedagogë dhe psikolog në mjaft komunat, përfshirë edhe Prishtinën, nuk është punësuar gjithë stafin për të cilin kanë buxhet. Këto probleme që kanë të bëjmë me keqmenaxhimin dhe mosrespektimin e legislacionit sjellim situata të tilla që janë shqetësuese për ne, natyrisht edhe të dënueshme”, ka thënë Arbërie Nagavci.
Por, në Komunën e Prishtinës mohojnë këto pretendime të ministres Nagavci.
“Kam reaguar për përgjegjësitë e përziera nga një Ministri e përgjumur e Arsimit qëllimisht e cila tash e sa kohë injoron kërkesat për ndryshim të financimit për kuadrin profedionaë në shkolla ku kemi një psikolog për 1000 nxënës dhe kjo flet mjaft për rolin e Ministrisë në raste të tilla. Është totalisht e pavërtetë, kemi përmbushur në plotni numrin e psikologëve, pedagogëve dhe asistentëve të fëmijëve me nevoja të veçanta siç parashihen me formulë të financimit po kjo nuk e shfajëson ministrinë marrë parasysh që formula është e ndryshueshme vetëm nga ana e MASHTIT. Është e gabueshme se si është sot”, ka thënë Samir Shahini, drejtor i Arsimit në Prishtinë.
Sipas Shahinit, është koha e fundit që niveli qendror të largohet nga fajësimi i komunave dhe të marr përgjegjësitë që iu takojnë.
Të premten, Komuna e Prishtinës mban tryezë diskutimi me Po


