Sporti

Neymar: E ndihmuam Suarezin kur ishte në garë për ‘Këpucën e Artë’ me Ronaldon

02/10/2026 16:43
nga:Mergim Rreci

Ylli brazilian Neymar Jr ka zbuluar detaje nga koha e tij te Barcelona, duke treguar bashkëpunimin e veçantë në sulmin MSN (Messi, Suarez, Neymar).

“Kur Suarez po luftonte për ‘Këpucën e Artë’ kundër Cristiano Ronaldos, ne bëmë gjithçka që ai të shënonte sa më shumë. E kërkonim gjithmonë në fushë, i jepnim topin në momentet kyçe, sakrifikonim edhe golat tanë për të,” ka thënë Neymar.

Kjo është një dëshmi e qartë e shpirtit të skuadrës te Barcelona në atë periudhë, ku egoja personale lihej mënjanë dhe suksesi i njërit ishte fitore për të gjithë.