Lajme

Hamza për lirimin e Smakajt, Fazliut e Shalës: Drejtësia e mangët nëse nuk kthehen të gjithë në shtëpi

02/10/2026 15:26
nga:G B

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pas lirimit nga Haga të Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut e Haxhi Shalës.

Ai ka thënë se gëzimi nuk është i plot pasi në Hagë po vazhdojnë të mbahen çlirimtarët e tjerë.

“Më në fund erdhi një lajm i mirë. Lirimi me kusht i Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës është një lajm i gëzueshëm për familjet e tyre dhe për të gjithë ne që besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve tanë”, ka thënë Hamza.

“Megjithatë, ky gëzim nuk është i plotë, as për ta e as për ne. Në Hagë po vazhdojnë të mbahen padrejtësisht edhe çlirimtarë të tjerë. Dhe përderisa edhe një i vetëm prej tyre nuk është kthyer në shtëpi, drejtësia mbetet e mangët”, ka thënë ai.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare, e udhëhequr nga ideali i lirisë dhe nga mbrojtja e popullit tonë”, ka thënë Hamza.