Sporti

Ndeshja Drenica-Ferizaj shkon në vazhdime

02/10/2026 14:56
nga:Lorik J

Ka përfunduar pa fitues dhe me rezultatin e barabartë 0-0 dueli mes Drenicës e Ferizajt në 1/8 e Kupës së Kosovës.

Pasi 90 minutat e lojës së rregullt nuk sollën fitues, ndeshja do të shkojë në vazhdime dhe penallti nëse është e nevojshme, që të përcaktohet çerekfinalisti.

Në ndeshjen tjetër, Llapi e eliminoi Dritën, duke fituar me rezultatin 1-2 në Gjilan dhe duke u bërë skuadra e parë çerekfinaliste.

/GazetaBlic Sport